AB Novoselski

Si njerëzit ashtu edhe kompanitë ndryshojnë me kalimin e kohës dhe kur ndodh kjo, atëherë ridizajnimi i markës bëhet i domosdoshëm. Meqenëse biznesi ynë është zgjeruar dhe ndryshuar, bëmë rifreskim të lehtë të identitetit tonë vizual. Logoja jonë ende përbëhet nga Simboli Grafik dhe Tipografia.

Ne e mbajtëm simbolin grafik – kalë në mburojë dhe bëmë ndryshime të vogla për ta bërë atë të duket më modern dhe më i fuqishëm. Simboli grafik tani është vizatuar me vija të guximshme, të forta dhe precize. Kuajt janë kafshë madhështore, të shpejta dhe të fuqishme që kanë një lidhje të ngushtë historike me transportin dhe zhvillimin e tij, ashtu si dhe kompania jonë. Pjesa e sipërme e mburojës është modernizuar me një element të vogël grafik, që përfaqëson një ndërtesë historike në qytetin ku u themelua kompania. Gjithashtu, dhe tipografia është rifreskuar. Emri i kompanisë sonë tani është shkruar në një font të ri. Paleta e ngjyrave është reduktuar nga tre në dy – blu dhe e zezë.